Zgjedhjet e 13 qershorit në PD, Basha dorëzon dokumentacionin, janë 5 kandidatët?

Basha PD 1100x620

Lulzim Basha ka dorëzuar sot dokumentacionet për të kandiduar sërish si kryetar i Partisë Demokratike.

Me dokumentacionin e liderit aktual, mund të jenë 5 kandidatët që kanë dorëzuar dokumentacionin për drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Kandidatët e tjerë zyrtarë janë Edith Harxhi nga “Grupimi për PD” Fatbardh Kadilli dhe Ibsen Elezi dhe një kandidat tjetër ende i pa zyrtarizuar.