Kampionati Kombëtar i Atletikës, Tirana dominon pistën, Gega e Smajlaj thjesht “ruajnë formën”

MB GARAT E ATLETIKES frame 349 1100x620

Atletika shqiptare mbylli edicionin e 83-të të kampionatit kombëtar për të rritur. Tirana, është edhe njëherë tjetër klubi që dominon në pjesën më të madhe të disiplinave, kjo dhe për faktin se në përbërjen e tij janë sportistët e përfaqësueses shqiptare si Izmir Smajlaj apo Luiza Gega.

Në pistën e stadiumit “Elbasan Arena”, kampion për meshkuj u shpall klubi i Vllaznisë ndërsa te femrat triumfoi ai kryeqytetas.

Sportistët bardheblu, si Gega ashtu dhe Smajlajn janë të vetëdijshëm për mungesën e konkurrencës në kampionatin vendas dhe rezultatet e arritura, shërbejnë më shumë për të ruajtur formën në prag të aktiviteteve ndërkombëtare.

Luiza Gega

Në fund të aktivitetit, Luiza Gega u tregua shumë e sinqertë për motivimin e saj të pakët në kontekstin shqiptar.

“Është detyrim për klubin, nga momenti që duhet të mbledhë pikë, por jo që kam një stimul të madh sepse garoj e vetme këtu, nuk kam një konkurrencë, synimi im janë garat ndërkombëtare ku përfaqësoj Shqipërinë”, deklaroi atletja më e njohur shqiptare.

Izmir Smajlaj

Në të njëjtën vijë, por më diplomatik Izmir Smajlaj. “Me rezultatin jam i kënaqur se kisha edhe një dëmtim, ishte si një stërvitje, objektivi im është kapja e normës olimpike 18.20 centimetra” deklaroi shkodrani.