Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Më nënvlerësuan…”, Luis Suarez shpërthen në lot pasi fiton titullin në Spanjë

Nga A2 CNN
22 Maj 2021, 21:37 | Futboll

Pasi Barcelona e largoi me ceremoni në fillim të këtij sezoni, Luis Suarez fitoi titullin kampion me Atletico Madrid, duke shënuar 21 gola në 32 ndeshje të luajtura në këtë sezon.

Sulmuesi uruguajan ishte përcaktues edhe në ndeshjen e fundit, duke shënuar golin që i dha titullin ekipit bardhekuq, ndërsa menjëherë pas ndeshjes shpërtheu në lot.

“Më nënvlerësuan dhe më bënë që të ndihesha pa vlerë. Atletico Madrid më hapi derën, duke më dhënë mundësinë që të tregoja se nuk kisha mbaruar. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës këtij klubi të madh, që më dhanë mundësinë. Familja ime ka vuajtur shumë për situatën time”, tha Suarez pas ndeshjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani