Mendohej se do kandidonte për kreun e PD, tërhiqet Hoxha: Nuk dua të jem pjesë e një farse

Lisander Hoxha 1100x620

Ishte i përfolur si një nga 5 kandidatët për kreun e Partisë Demokratike, po Lisandër Hoxha, që vjen nga Forumi Rinor, ka njoftuar se nuk do të dorëzojë aplikimin.

Në rrjetet sociale, Hoxha argumentoi edhe arsyet. Sipas tij, refuzimi vjen nga fakti se “nuk dua të legjitimoj një farsë, e cila e bën Partine Demokratike më të vogël, humbëse dhe të shkëputur nga realiteti.

Ai shtoi se “në garë do futesha nëse çdo anëtar i PD do kishte të drejtë vote dhe nëse gara nuk do të kontrollohej nga një komision i njëanshëm dhe një rregullore antidemokratike”.

Kandidatët zyrtarë për kreun e PD mbeten kështu katër, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.