Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Parashikimi i motit: 22 maj 2021

Nga A2 CNN
22 Maj 2021, 07:46 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 22 maj 2021

Kthjellimet mbizotërojnë zonat jugore ndërsa kthjellime e vranësira kalimtare në qendër dhe veri të vendit. Pas mesditës vranësirat bëhen më të dukshme në veri dhe qendër, ndërsa jugu vijon me kthjellime e vranësira lokale.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rritje me 2-3 gradë sjell mesdita në të gjithë vendin duke shënuar vlera deri 23 gradë në zonat malore dhe mbi 27 gradë në zonat e ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi jugor deri pas mesditës kur era vijon jugore, por forcohet ndjeshëm në zonat perëndimore dhe brigjet detare ku dallgëzimi do të ngjitet në 3-4 ballë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani