Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rinas, arrestohet egjiptiani i akuzuar për vrasje

Nga A2 CNN
22 Maj 2021, 11:13 | Aktualitet
Rinas, arrestohet egjiptiani i akuzuar për vrasje

Një person i cilësuar si me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar vihet në pranga nga forcat e policisë në aeroportin “Nënë Tereza”.

Bëhet fjalë për shtetasin egjiptian të identifikuar nga A2 si 50-vjeçari Mohammed Khairy Amer Rageh, i kërkuar në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Personi kishte tentuar të hynte në Shqipëri si turist.

Sipas informacioneve, Rageh në nëntorin e vitit 2019 ka vrarë me armë zjarri shtetasin egjiptian M. A., në Giza të Egjiptit, dhe më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

ZQK INTERPOL Tirana, në bashkëpunim me INTERPOL Kajron do të vijojë procedurat për ekstradimin e tij drejt Egjiptit, bazuar në marrëveshjen e ekstradimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Arabe të Egjiptit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani