U kap me 123 mijë paund në kamionin nga Anglia, jepet masa e sigurisë për 20-vjeçarin

MB PAUND DURRES frame 255 1100x620

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “burg pa afat” për 20-vjeçarin Olsi Sefolli, drejtuesin e kamionit të sekuestruar më 19 maj në port,  me një shumë të madhe parash të pajustifikuara.  

I akuzuari nuk e ka pranuar akuzën, ndërkohë që avokati i tij sipas burimeve të A2 është ankuar për shpejtësinë e vendimit.

Në furgonin në drejtim të Sefollit, që vinte nga Ankona pasi ishte nisur nga Britania e Madhe, u gjetën të paketuar 123 mijë paund.

Sipas të akuzuarit, furgoni mblidhte pako nëpër qytete të ndryshme të Anglisë dhe i sillte në vendin tonë duke shërbyer si postë private mes emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në Angli.