Basha takim me ministrat e Jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë: PD do bëjë gjithçka për integrimin e vendit

Publikuar më: 23/5/2021, ora 17:38

Basha takim me ministrat e Jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë: PD do bëjë gjithçka për integrimin e vendit

Publikuar më: 23/5/2021, ora 17:38

Kryetari i Partië Demokratike, Lulzim Basha, u takua ditën e sotme me ministrat e jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë, vend i cili merr dhe presidencën e rradhës së BE me 1 korrik.

Basha i siguroi ministrat se PD do të bëjë gjithçka mundet në kapacitetin e saj për procesin e integrimit, si interesi me i madh kombëtar per vendin dhe per te permiresuar jetën dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë.

Në qendër të diskutimit të këtij takimi ishin dhe procesi zgjedhor i 25 prillit 2021 dhe shqetësimet e opozitës në lidhje me tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.

Basha nënvizoi gjatë bashkëbisedimit rolin e BE për vendin tonë dhe nevojën për të bashkërenduar forcat për të nxitur përmbushjen e kushteve nga Shqipëria, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Ai shprehu vullnetin e palëkundur të PD për të vazhduar betejën për ndryshimin për të cilin vendi ka shumë nevojë.

Ministrat nga ana e tyre u u shprehën se BE dhe vendet anëtare do të ndjekin me vëmendje maksimale zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, do të ketë një vëmendje të veçantë në raportin e OSBE/ODIHR dhe gjithashtu në vendimmarrjet e organeve administrative të zgjedhjeve dhe ato gjyqësore. Një theks të veçantë ato i vendosën procesit të integrimit që do të thotë një vëmendje edhe më të madhe të BE-së ndaj Shqipërisë.