Gara për kreun e PD, Kadilli: I kërkoj Lulzim Bashës një debat publik, ashtu siç ai i kërkoi Ramës

23 MAJ KADILLI PD frame 5257 1100x620

Fatbardh Kadilli, kandidati për kryetar të PD, i kërkoi sot Lulzim Bashës një debat publik. Ai tha se kërkesa është e njëjta me atë që Basha i bëri Ramës.

“Kryesisë së PD i drejtoj një kërkesë. Duke qenë i qartë për gjendjen ku ndodhet PD, si forca kryesore e opozitës, duke pasur parasysh tronditjen e rezultateve dhe fenomeneve të zgjedhjeve, duke qenë i bindur për peshën e kryetarit të PD, me bindjen e patundur se forca e PD qëndron te demokratizimi dhe hapja, i kërkoj kryesisë së PD:

Të miratojë formalisht kërkesat për kandidim nga ato që kanë ardhur. 2. Të miratojë modalitetet dhe procedurat për organizimin e aktiveve të zgjeruara në degë, ku bashkërisht me kohë të barabartë dhe me kushte të barabarta, çdo kandidat të komunikojë me anëtarësinë. 3. Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, të ngri e gjithë administrata e PD. 4. Çdo kandidati që do të miratohet t’i jepet lista e plotë e anëtarësisë, jo e filtruar. 5. Të organizohen 3 debate të hapura për publikun mediatike, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, me të gjithë kandidatët në Vlorë. I kërkoj Bashës një debat publik, ashtu siç ai i kërkoi Ramës”, u shpreh Kadilli.