Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Historia e vogëlushes Sarah, e plagosur rëndë nga luftimet në Lindjen e Mesme

Nga A2 CNN
23 Maj 2021, 16:21 | Bota
Historia e vogëlushes Sarah, e plagosur rëndë nga luftimet

Nga përshkallëzimi i situates për 11 ditë në Lindjen e Mesme, për fat të keq, qindra vetë kanë mbetur të vrarëe mijëra të tjerë të plagosur, më e pakta sot janë pa shtëpi. Mes viktimave, numërohen edhe dhjetëra fëmijë. Të tjerë janë plagosur rëndë, sic është vogëlushja Sarah, familja e së cilës shpreson që vajza e tyre e vogël të mund të ecë përsëri. Arva Damon e CNN na sjell historinë e saj.

Sarah ka dëmtime të kafkës, mushkërive, krahut dhe këmbës. Por mjekët thonë se më të rënda janë dëmtimet në shtyllën e saj kurrizore. Tezja e saj thotë se Sarah nuk i ndjen këmbët. Dhe mjekët frikësohen se vogëlushja nuk do të mund të ecë kurrë më, sidomos nëse vazhdon të qëndrojë aty. Familja  e saj thotë se nuk morën asnjë paralajmërim para se sulmi të ndodhte. Ata nuk e prisnin një gjë të tillë.

“Susu ishte ulur në tokë, papritur raketa ra mbi shtëpinë tonë dhe çatia ra mbi ne.”, tregon i vëllai i saj më i madh i cili e quan të motrën Susu.

“Ajo ka nevojë për një trajtim të specializuar neurokirurgjie, e ne nuk kemi të tillë këtu në Gaza. Doktorët thonë se ka shpresë se ajo mund të cohet në këmbë,” thotë babai I saj Zahir.

Ai lutet për ndihmë. Ai dëshiron që e vogla e tij të mund të ringrihet në këmbë, të mund të jetojë e qetë dhe me gëzim, jo me lot. Ai dëshiron një jetë ku ajo mund të rrijë në këmbë. Nga ana psikologjike, rrëfen i ati, ajo po dorëzohet. Vazhdon më pyet thotë ai: “Përse babi, përse ma bënë mua”?

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani