Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Infeksioni i “kërpudhave të zeza” prek pacientët që kanë kaluar Covid-19 në Indi, vdekshmëria rreth 50%

Nga A2 CNN
23 Maj 2021, 10:23 | Bota

Më shumë se 8800 raste të “kërpudhave të zeza” janë raportuar në Indi. Ky infeksion i rrallë ka vdekshmërinë tejet të lartë, rreth 50%.

Muajt e fundit, në Indi janë raportuar me mijëra raste që prekin pacientët e shëruar nga koronavirusi. BBC, e cila u referohet mjekëve, shkruan se ekziston një lidhje me steroidet që përdoren për të trajtuar Covid, ndërsa personat që vuajnë nga diabeti janë më të rrezikuarit. Mjekët kanë thënë se personat janë infektuar me këtë sëmundje nga 12 në 18 ditë pas shërimit nga Covid-19.

Pas shtimit të ndjeshëm të rasteve, 29 shteteve të Indisë u është kërkuar ta konsiderojnë këtë sëmundje si epidemi.

Në spitalin Maharaja Yeshëantrao, i cili ka 1100 shtretër, numri i pacientëve ishte rritur nga 8 një javë më parë, në 185 mbrëmjen e të shtunës. Më shumë se 80% e pacientëve kanë nevojë për operacion të menjëhershëm”, tha për BBC Pandey kreu i këtij spitali.

“Infeksioni i kërpudhave të zeza tani është bërë më sfidues sesa Covid-19. Nëse pacientët nuk trajtohen në kohë dhe si duhet, atëherë shkalla e vdekshmërisë mund të shkojë deri në 94%”, tha Dr Pandey.

Shumica e pacientëve të infektuar me “kërpudhat e zeza” kishin kaluar Covid-19 dhe ishin meshkuj. Shumica e tyre ishin trajtuar me steroid, dhe vuanin nga diabeti. Një studim i kryer nga 4 mjekë indianë në më shumë se 100 të infektuar me mukormikozë zbuloi se 79 prej tyre ishin burra dhe 83 prej tyre vuanin nga diabeti.

Çfarë është mukormikoza?

Mukormikoza është një lloj infeksioni mykotik, relativisht i rrallë, por shumë serioz, i cili njihet zyrtarisht si zigomikoza. Ky infeksion prek me lehtë personat që kanë imunitet të dobësuar si pasojë e ndonjë sëmundje të mëparshme. Mukormikoza paraqitet si infeksion i frymëmarrjes ose i lëkurës. Shenjat e një sinusi të lidhur ose infeksioni respirator mund të përfshijnë: kollë, ethe, dhimbje koke, kongjestion i hundës. Me një infeksion të lëkurës, mukormikoza mund të zhvillohet në çdo pjesë të trupit. Fillimisht mund të ndodhë në vendin e traumës së lëkurës, por mund të përhapet shpejt në një zonë tjetër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë