Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pandemia Covid-19 në SHBA, ulet numri i të infektuarve, po ashtu dhe numri i vaksinimeve

Nga A2 CNN
23 Maj 2021, 16:03 | Bota
Pandemia Covid-19 në SHBA, ulet numri i të infektuarve, po ashtu dhe

Ekspertët e shëndetit janë optimist për progestin që SHBA po bën në luftën kundër pandemisë Covid-19.

Norma mesatare e rasteve të reja ditore është më pak se 30 mijë, teksa mbarë vendi po fiton gjithnjë e mëshumë imunitetin e tufës.

Të dhënat nga Qendra e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve tregojnë se në maj, norma e vaksinimeve po ashtu ka rënë, nën 50% nga piku i muajit prill. Në këto 8 shtete në jug, më shumë se gjysma e të rriturve, kanë marrë 1 dozë të vaksinës. 

“Vitin e shkuar në muajt qershor-korrik kemi parë rritje të rasteve në jug. Pse në jug? Sepse ishte shumë vapë. Njerzit u mbyllën brenda. Dhe nëse shumica e njerzve atje nuk vaksinohen, mund të kemi përsëritje të rasteve këtë verë”, shprehet një mjek.

Për këtë arsye, këto shtete po bindin banorët të vaksinohen, përfshirë Oregon.

“Nëse ende nuk e ke bërë vaksinën apo nukke patur mundësinë, do të kesh një inciativë ekstra. Po sikur të fiton 1 milionëdollar?”, deklaron gurvernatorja e Oregon.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani