Për të dytën ditë radhazi, Kosova nuk regjistron asnjë viktimë nga Covid-19

kosova koronavirusi 1 1100x620

Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike raportoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3012 testime dhe janë regjistruar 31 raste të reja me COVID-19.

Prej nisjes së pandemisë, Kosova ka regjistruar në total mbi 107 mijë raste raste me COVID-19. Prej tyre kanë humbur jetën 2.239 persona ndërsa 3631 raste mbeten aktive.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar 95 pacientë për një total prej 101.374 pacientësh.