Arriti mbijetesën në Superiore, Skënderbeu i zgjat kontratën Memellit

Untitled collage 2021 05 24T162924.928 1100x620

Presidenti Ardjan Takaj i ka besuar Skënderbeun edhe për një sezon trajnerit Migen Memellit.  Takaj nuk ka pritur mbylljen e sezonit, por ka shpejtuar të mbyllë marrëveshjen me pogradecarin.

Lajmi është bërë me dije nga vetë kryepankina korçare në një konferencë për shtyp jashtë radhe në prag të ndeshjes me Tiranën. Memelli ka bërë të ditur se baza e lojtarëve për sezonin e ardhshëm është gati, ndërsa ekipi ka nevoje edhe për disa përforcime.

Në bazë të tyre, sipas Memellit, do të projektohet Skënderbeu i sezonit të ri që do të garojë si i barabartë me pretendentët për titullin kampion. Në këtë konferencë Memelli ka falenderuar nga presidenti Takaj e deri tek tifozët korçarë.