Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Borxhi tatimor, biznesi kërkon amnisti dhe rregullime ligjore

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 19:51 | Ekonomi
Borxhi tatimor, biznesi kërkon amnisti dhe rregullime ligjore

Biznesi kërkon nga qeveria amnisti për borxhin tatimor të krijuar nga subjektet pasive. Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve shpjegon se bizneset që nuk kanë më aktivitet kanë krijuar 68% të totalit të stokut të borxhit, i cili nuk mund të mblidhet.

Sipas tij, kjo duhet të jetë një ndër ndërhyrjet që duhet të bëjë qeveria Rama 3 në shtator, aq më tepër që sipërmarrja ka muaj që e kërkon.

Përfaqësuesit e sipërmarrjes kërkojnë edhe rregullime ligjore me qëllim kompensimin e detyrimeve reciproke që tatimet dhe biznesi i kanë njëri tjetrit. Pasi sipas tyre, deri më tani aplikohen dy standarde.

Tatimet kërkojnë mbledhjen e detyrimeve dhe kur nuk paguhen, ato konsiderohen borxh. Ndërsa kjo nuk ndodh kur administrata nuk kthen në kohë TVSH-në.

Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve tregojnë se për vitin 2020, 23% e stokut të borxhit përbëhet nga TVSH-ja. Zëri i dytë ku biznesi ka detyrime të papaguara është tatim fitimi me 27% të totalit pasuar nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tatimi mbi të ardhurat personale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu