Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gati 20% e vjedhjeve bëhen nga të mitur, rritet përfshirja e tyre

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 17:03 | Kronikë
Gati 20% e vjedhjeve bëhen nga të mitur, rritet përfshirja e tyre

A2 ka siguruar pamjet e një tentative për grabitjen e filialit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa pamjet tregojnë se si të miturit arrijnë të futen në brendësi të qendrës së OSHEE në Laprakë.

Burime nga policia bëjnë me dije se pavarësisht hyrjes në ambientet e brendshme, tre agresorët, të cilët janë të mitur të maskuar, nuk mundën të marrin paratë e kasafortës. Ndonëse në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme tendenca e vjedhjes së pasurisë ka pësuar ulje sërish, ajo mbetet në nivele të larta.

Sipas statistikave të miturit përdoren për shkak të lehtësirave të ligjit, ndërsa përbëjnë gati 20 përqind të të gjitha grupmoshave, të cilat janë kapur nga autoritetet. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton se shumica prej tyre 78 përqind janë të padënuar më parë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani