Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kongresi i jashtëzakonshëm, PS do analizojë zgjedhjet, nuk ndryshon Kryesia e partisë

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 19:37 | Politikë
Kongresi i jashtëzakonshëm, PS do analizojë zgjedhjet, nuk

Kongresi i 12 qershorit që përkon me 30 vjetorin e formimit të partisë, nuk do të jetë një Kongres zgjedhor dhe kësisoj nuk ndryshon as asamblenë dhe as kryesinë e Partisë. 

Më 10 maj, kur njoftoi thirrjen e Kongresit, kryesocialisti foli dhe për një proces llogaridhënie të kujt nuk kishte performuar mirë në zgjedhje.

“Kush nuk e ka arritur objektivin që nga niveli i drejtimit të organizatës, deri te niveli më i lartë organizativ duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër, e nga ana tjetër, kush nuk ia ka zbardhur faqen partisë në nivelet ekzekutive në territor, duhet gjithashtu që t’ia lërë vendin dikujt tjetër“, shprehej Rama.

Fjalët e kreut të qeverisë duket se kishin shqetësuar jo pak rangjet e partisë aq sa sekretari organizativ u detyrua t’i hedhë ujë zjarrit.

Me ndryshimin e planeve Kongresi i 12 majit do të jetë kryesisht festiv, ndonëse burime zyrtare nga Partia Socialiste konfirmojnë për “A2” se do të ketë një proces analizash qe fillon me Kongresin për të kaluar në zgjedhje statutore në struktura.

Përveç asamblesë, të njëjtat burime shtuan se nuk do të ndryshojë as Kryesia, gjë që i shton jetën në këtë forum Vangjush Dakos, Ditmir Bushatit, Valentina Leskajt, Mimi Kodhelit, Eglantina Gjermenit dhe Pandeli Majkos.

Ndërsa në sekretariat do të vijojë të figurojë emri i Gent Cakajt dhe Ilir Beqajt.

A2 CNN Livestream

Dita jonë