Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Më 13 qershor nuk do ketë zgjedhje, por votime”, Krasniqi: Gara në PD mes individëve rezervë

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 21:48 | Politikë
“Më 13 qershor nuk do ketë zgjedhje, por votime”,

Analisti Afrim Krasniqi u shpreh në Absolut 4 se nuk pret që të ketë garë apo zgjedhje brenda PD më 13 qershor për zgjedhjen e kreut të ri të partisë.

Sipas tij, është një fatkeqësi që një parti që kërkon të sjellë ndryshimin në Shqipëri nuk ka personalitete publike që japin ide dhe kanë identitet. Ai e sheh  garën si një përballje mes individëve rezervë.

“Opozita ndodhet në një nga krizat më të thella e krahasueshme me vitin 1997. Dikush duhet të ulërasë që “ju duhet të ndryshoni”. Ajo që unë po shoh është një garë mes individëve rezervë. Fatkeqësi kur në një parti të tillë që do të duhet të sjellë ndryshim në Shqipëri praktikisht nuk ke personalitete publike që kanë ide dhe një identitet. Nuk ke praktikisht një shpresë dhe një frymë që mund të sjellë nesër dhe mund të garantojë tek qytetarët mesazhin që ky ekip, ky staf do arrijë që të qeverisë ndryshe.

Kjo ende shihet si një garë formale, le të bëjmë një garë, të mbyllim problemet e brendshme dhe pastaj të marrim pushimet verore, për të parë çfarë do të ndodhë në shtator. Dhe ky për mua është gabimi më i madh strategjik që po bën PD. Besoj se në 13 qershor nuk do të ketë garë, nuk do të ketë zgjedhje, do të ketë votime. Hera e fundit që PD ka bërë zgjedhje të rregullta ka qenë 1991”, tha Krasniqi.

https://a2news.com/2021/05/24/heshtja-e-bashes-dervishi-e-gabuar-ka-shume-per-te-folur-cela-te-tregoje-planin-per-te-ardhmen-e-pd/
https://a2news.com/2021/05/24/dervishi-gara-ne-partine-demokratike-eshte-e-pabarabarte-dhe-me-shume-virtuale/
https://a2news.com/2021/05/24/basha-me-i-avantazhuar-cela-kandidatura-e-agron-shehajt-i-ka-levizur-gjerat-ne-pd/
https://a2news.com/2021/05/24/heshtja-e-rames-per-vendimin-e-dash-per-berishen-cela-i-ngjan-atij-nxenesit-qe-ka-kopjuar-ne-provim/
https://a2news.com/2021/05/24/mandati-i-trete-merite-personale-e-rames-krasniqi-i-vetmi-lider-qe-nuk-ben-zgjedhje-ne-parti/

A2 CNN Livestream

Dita jonë