Momenti kur hidhet tritoli në banesën e drejtuesit të PD-së në Shijak

A2 ka siguruar videon e momentit kur hidhet tritoli në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në Shijak.

Një person shihet duke u afruar pranë banesës e më pas duke hedhur lëndën plasëse, përpara se të largohet me vrap.

Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale. Forcat e policisë kanë shoqëruar disa persona në komisariat dhe po punojnë për identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.