Rita Ora në një marrëdhënie treshe, puthje me komedianin 15 vite më të madh dhe aktoren

Rita Ora përflitet se është në një marrëdhënië treshe me regjisorin Taika Waititi dhe aktoren Tessa Thomspon.

Në fotografitë e publikuara nga mediat britanike, këngëtarja shqiptare shfaqet duke u përqafuar dhe puthur me regjisorin dhe aktoren në Sidnei, Australi.

Rita Ora tashmë e ka pranuar se është biseksuale ndërsa aktorja Tessa Thompson ka bërë të ditur se tërhiqet seksualisht nga meshkujt dhe femrat.

Lajmet për lidhjen e Rita Orës me komedianin Taika Waititi nisën pak kohë më parë. “People” raportoi se 45-vjeçari dhe 30-vjeçarja janë bashkë dhe po qënrdrojnë në Sidnei, aty ku këngëtarja shqiptare ndodhet për xhirimet e The Voice Australia.