Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shpërthim në minierë në Bulqizë, plagoset minatori 36-vjeçar, dërgohet me helikopter në Tiranë

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 12:56 | Kronikë
Shpërthim në minierë në Bulqizë, plagoset minatori

Një minator ka mbetur i plagosur rëndë në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës. Paraprakisht dyshohet se ka pasur një shpërthim në  nëntokë i cili ka shkaktuar plagosjen e minatorit 36-vjeçar me inicialet V.D.

Ai është nxjerrë nga nëntoka dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa pritet që ekspertët e AKSEM (Autoriteti Kombëtar i Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera) të hedhin dritë mbi rrethanat e shpërthimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë