Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Të enjten hapet Spitali Memorial i Fierit, Manastirliu: Gati ekipi i përbashkët shqiptaro-turk

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 14:55 | Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka takuar stafin e përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk në Spitalin e Ri Memorial të Fierit, ku ka deklaruar se ky spital modern do të hapet ditën e enjte.

“Bëhemi gati me stafin e përbashkët shqiptaro-turk për të hapur Spitalin Memorial të Fierit ditën e enjte, pra me datë 27. Sigurisht do të jetë një hapje graduale, me faza, duke filluar nga shërbimi i urgjencës. Gradualisht fillojmë vëmë në funksion këtë spital, këtë vepër të madhe të premtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore në nivel terciar”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se në këtë spital, shërbimet do të jenë sipas sistemit të referimit, ashtu sikurse janë në të gjithë spitalet tona publike.

Duke e konsideruar një qendër ekselence, Manastirliu bëri me dije se Spitali Memorial i Fierit do të ofrojë shërbim për qytetarët e tre rajoneve të jugut, për shërbime që deri tani i kanë marrë në QSUT, duke ulur edhe kohën e pritjes për ekzaminimet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani