Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tritol banesës së drejtuesit të PD në Shijak, reagon selia blu: Akt kriminal, të zbardhet menjëherë

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 12:40 | Politikë
Tritol banesës së drejtuesit të PD në Shijak, reagon selia

Partia Demokratike ka reaguar për sulmin me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në qytetin e Shijakut Ilgner Vora. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, selia blu e konsideron një akt kriminal të papranueshëm dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

 “Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e kemi konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarjeje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve”

“Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizëm dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve”, thuhet më tej në deklaratë.

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së dielës pranë në banesën e shtetasit Ilgnor Vora. Në lagjen “Kodra” në Shijak ku për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli