Dhurata për nxënësit në Kamzë, ushtarët amerikanë vendosin nga 2 mijë dollarë secili

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 20:19 | Aktualitet
Dhurata për nxënësit në Kamzë, ushtarët

Dhurata të vogla, por kuptimplota e sidomos kur dhuruesi nuk është as shteti dhe as ndonjë organizata jofitimprurëse.

Ushtarët e divizionit 53 të Gardës Kombëtare të Floridës, që kanë ardhur në Shqipëri për stërvitjen “Defender21”, kishin vendosur nga 2 mijë dollarë secili për të blerë këto dhurata për nxënësit e shkollës “Halit Coka” në Kamëz.

Emocionet u përjetuan si nga vetë dhuruesit, që vlerësuan mikpritjen. Atmosfera e krijuar ishte mbresëlënëse dhe ato pak këngë të përzgjedhura, me apo pa dashje përcillnin një simbolikë të fortë.

Mbështetur edhe nga gjestet e vetë kolonelit Glass, i cili ka nën komandë 2 mijë ushtarë nga Florida. Vallja e Tropojës, gjithashtu, i dha ritëm kësaj ceremonie të thjeshtë. Stafi drejtues i njohu amerikanët me ambientet e shkollës së rindërtuar rishtazi, ndërsa impresionet e këtyre momenteve duket se u përjetuan me zemër nga amerikanët.

A2 CNN Livestream

A2 Business