Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dialogu me Serbinë, Haradinaj takon Kurtin: Ka konfuzion në agjendë

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 19:59 | Kosova
Dialogu me Serbinë, Haradinaj takon Kurtin: Ka konfuzion në

Ftesës së kryeministrit Albin Kurti për konsultim para dialogut me Serbinë iu përgjigj pozitivisht. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ngriti shqetësimet e tij në diskutimet me shefin e qeverisë. Planin për dialogun e konsideroi tepër konfuz dhe të mbushur me procese teknike.

“E ardhmja e dialogut është mos të kemi befasi dhe të mbesim në ato që na obligon Kushtetuta e vendit.”

Mungesën e prezencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun me Serbinë e konsideroi të dëmshëm për Kosovën.

“Do të ishte mirë emërimi i një emisari për dialogun nga Amerika nga presidenti Biden që e përfaqëson Amerikënnë procesin e dialogut.”

Në takimin ballë për ballë me Kurtin ngriti dhe shqetësimin për deklaratën e kryeministrit se Ballkani duhet të çlirohet nga kriminelët. Haradinaj kërkoi që të mosbarazohej Kosova me Serbinë pasi lufta e UÇK-së ishte për liri.

“Ishin edhe disa shqetësime tjera lidhur me pozicionin e qeverisë dhe kryeministrit Kurti, hetojmë në vazhdimësi një lloj ikje prej faktit që Kosova ka bërë luftë çlirimtare që UÇK-ja është ajo që e sjelli lirinë e ndihmuar prej NATO-së dhe se Kosova nuk mund të barazohet me vendet e rajonit për kriminel lufte.”

Haradinaj tha se e kishte pyetur sërish Kurtin nëse ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe, por nuk zbuloi përgjigjen e kryeministrit. Shefi i qeverisë po zhvillon takime konsultuese me opozitën para takimit të nivelit të lartë me Serbinë që pritet të mbahet në qershor. Të mërkurën do të takohet me kreun e LDK-së, ndërsa drejtuesi I PDK-së refuzoi ftesën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë