Gjimnasti rus që garon për Shqipërinë kualifikohet zyrtarisht në Olimpiadën e Tokios

Gjimnasti rus, Matvei Petrov, i cili garon për Shqipërinë, është kualifikuar zyrtarisht në Olimpiadën Tokyo 2020.

“Sportisti i gjimnastikës Matvei Petrov është zyrtarisht pjesë e ekipit olimpik shqiptar qe do të marr pjesë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Gjimnasti është zyrtarizuar sot nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federata Botërore e Gjimnastikës International Gymnastics Federation – FIG. Ndonëse me origjinë ruse, Matvei u shpall Kampion Europe për Shqipërinë në Gjimnastikë Artistike për vitin 2020. Gjithashtu në vitin 2020, ai fitoi edhe medalje bronzi për Shqipërinë në Kupën e Botës në Hungari. KOKSH i uron Matveit shumë suksese në ëndrrën olimpike dhe shpresojmë në rezultat sa më të lartë për vendin tone”, mbyllet postimi në rrjetet sociale i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Alon Hasa, i cili është gjimnasti i fundit që ka përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, bindi dhe stërvit Matvein, ish-sportist elitar rus, të kthehej në konkurrim dhe të garonte për Shqipërinë.

Matvei nuk ka marrë asnjëherë pjesë në olimpiadë, edhe kur pati mundësi pësoi një dëmtim të rëndë. Pika e tij e fortë është kaluçi.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete, 2 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete, 2 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete, 2 raste të reja në 24 orët e fundit