Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gjimnasti rus që garon për Shqipërinë kualifikohet zyrtarisht në Olimpiadën e Tokios

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 18:25 | Sporte të tjera

Gjimnasti rus, Matvei Petrov, i cili garon për Shqipërinë, është kualifikuar zyrtarisht në Olimpiadën Tokyo 2020.

“Sportisti i gjimnastikës Matvei Petrov është zyrtarisht pjesë e ekipit olimpik shqiptar qe do të marr pjesë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Gjimnasti është zyrtarizuar sot nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federata Botërore e Gjimnastikës International Gymnastics Federation - FIG. Ndonëse me origjinë ruse, Matvei u shpall Kampion Europe për Shqipërinë në Gjimnastikë Artistike për vitin 2020. Gjithashtu në vitin 2020, ai fitoi edhe medalje bronzi për Shqipërinë në Kupën e Botës në Hungari. KOKSH i uron Matveit shumë suksese në ëndrrën olimpike dhe shpresojmë në rezultat sa më të lartë për vendin tone”, mbyllet postimi në rrjetet sociale i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

https://a2news.com/2020/12/13/rusi-i-jep-shqiperise-medaljen-e-arte-ne-evropianin-e-gjimnastikes/

Alon Hasa, i cili është gjimnasti i fundit që ka përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, bindi dhe stërvit Matvein, ish-sportist elitar rus, të kthehej në konkurrim dhe të garonte për Shqipërinë.

Matvei nuk ka marrë asnjëherë pjesë në olimpiadë, edhe kur pati mundësi pësoi një dëmtim të rëndë. Pika e tij e fortë është kaluçi.

https://a2news.com/2021/01/16/rusi-i-arte-i-shqiperise/

A2 CNN Livestream

Dita jonë