Grupi për PD kërkon rikthimin në garë për kryetar të Ibsen Elezit

elezi 1100x620

Grupi për PD-në ka reaguar në lidhje me përjashtimin nga gara për kryetar të PD-së të Ibsen Elezit. Në një deklaratë për mediat thuhet se përjashtimi i tij është antidemokraik dhe antistatutore dhe deformon procesin zgjedhor në Partinë Demokratike. Grupi për PD-në kërkon ndryshimin e vendimit dhe rikthimin e menjëhershëm në garë të Ibsen Elezit.

Sipas tij Elezi është një nga zërat më opozitarë në Shqipëri dhe me kontribute reale në PD.

Në listën prej 6 kërkesash të grupit për PD-në përfshihen edhe vënia në dispozicion e listës së anëtarëve të PD, rishikimi i përbërjes së komisionit zgjedhor, të hartohet agjenda e përbashkët e takimeve të kandidatëve me anëtarësinë, të vihen në funksion të kandidatëve burimet dhe infrastruktura e takimeve, dhe ën fund kërkohet vënia në dispozicion e burimeve financiare dhe logjistike të kryetarit Basha.