KAS rrëzon PD për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Durrës e Shkodër, pranon kërkesën e LSI për rinumërim

kas 1 1 1100x620

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar dhe kërkesën e PD për qarkun e Durrësit dhe për atë të Shkodrës, ku kërkohej pavlefshmëri zgjedhore.

Me shumicë votash anëtarët e KAS hodhën poshtë ankimimin e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve.

Ndërkohë që KAS pranoi kërkesën e LSI për rinumërimin e 108 kutive, e cila pretendon se mandati i saj në Durrës ndahet për shumë pak vota.

Rinumërimi për Durrësin nis të mërkurën në orën 10:00 pranë ambienteve të KQZ.