Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi në Shqipëri, 14 të infektuar të rinj dhe 2 viktima

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 16:27 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 14 të infektuar të rinj dhe 2

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit 2 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 2447 numrin total të fataliteteve që nga nisja e pandemisë.

Nga 3366 testime u shënuan 14 raste të reja me virusin ndërsa 81 persona e fituan betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3,366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,907 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar dy qytetarë; 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 69 dhe 74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (25 Maj 2021)

Raste të reja ditore         14

Të shëruar në 24 orë      81

Të shtruar në spitale      43

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore                3,366

Testime totale            703,636

Raste pozitive             132,229

Raste të shëruara        128,907

Raste Aktive                  875

Humbje jete                  2,447

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         439

Korçë            102

Shkodër       88

Vlorë             53

Elbasan        42

Berat             39

Lezhë           32

Gjirokastër   34

Fier               21

Kukës           13

Durrës          9

Dibër           3

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli