Kuvendi “humbet” edhe një mandat tjetër, KQZ zëvendëson vakancat e Finos dhe Doshit

7 MAJ KUVENDI P1 frame 75164 1100x620

Në orën 12:00 zhvillohet mbledhja publike e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Ndër të tjera, në rendin e ditës janë edhe dy zëvendësime mandatesh deputeti. I pari është ai për vakancën e krijuar në listën shumemërore të PS-së në Qarkun Fier, për shkak të ndarjes nga jeta të ish-deputetit Bashkim Fino. Vendin e Finos në Fier do ta marrë Gentiana Cakrani.

Vakanca tjetër është ajo e Tom Doshit i cili dha dorëheqjen nga mandati pak pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

I dyti me listën e PSD në Shkodër është kandidati Gledis Çeliku, i cili nuk ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, çka i humbet mandatin e deputetit.

Bëhet fjalë për mandatet parlamentare të vitit 2017-2021.