Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ndahet nga jeta William Shakespeare, një nga njerëzit e parë në botë që mori vaksinën kundër koronavirusit

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 18:04 | Bota

Ndahet nga jeta William Shakespeare, një nga personat e parë në botë që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

81-vjeçari William Shakespeare, i njohur nga miqtë si Bill mori dozën e tij të parë Pfizer në dhjetor, por vdiq nga një sëmundje këtë javë.

Pensionisti me emrin e veçantë bëri histori kur mori vaksinën në Spitalin Universitar Coventry në Britani, duke shënuar një pikë kthese në luftën kundër koronavirusit dhe fillimin e programit më të madh të vaksinimit në histori.

Britania e Madhe ishte vendi i parë në botë që i dha dritën jeshile vaksinës së Pfizer dhe Biontech.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani