PS kërkon largimin e Voltana Ademit, kryetarja e Shoqatës së Bashkive: Duan të tërheqin padinë e zgjedhjeve

Publikuar më: 25/5/2021, ora 11:22

PS kërkon largimin e Voltana Ademit, kryetarja e Shoqatës së Bashkive: Duan të tërheqin padinë e zgjedhjeve

Publikuar më: 25/5/2021, ora 11:22

Bashkitë e majta po organizohen që të bëjnë zgjedhje në Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, e drejtuar nga kryebashkiakja e djathtë, Voltana Ademi. Duke i konsideruar jashtë afateve organet drejtuese kanë kërkuar zgjedhje në këtë shoqatë.

Kryebashkiakja e Shkodrës në një shkresë drejtuar ndërkombëtarëve, thekson se bashkitë e majta patën vendosur që prej 2009-s të kishin shoqatën e tyre për Autonominë Vendore, duke mos e parë veten të përfaqësuar më nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, ndërkohë që tani po angazhohen për të bërë zgjedhje në Shoqatën që drejton kryebashkiakja e djathtë.

Ademi thotë se kanë dyshime serioze se kërkesa e të majtëve po bëhet me qëllim që ata të marrin drejtimin e shoqatës që ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 2019-s në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhje të cilat u bojkotuan nga opozita.

Për politologun Afrim Krasniqi, nëse ky është qëllimi i socialistëve, kur gjykata ka filluar shqyrtimin, do të thotë se ky vend ka prekur fundin.