Rastet e reja pothuajse të barabarta me viktimat në Maqedoninë e Veriut

maqedoni covid 1100x620

Vijon të ulet numri i rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut. Kështu në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 14 infeksione ditore nga 1489 testime.

Megjithatë numri i vdekjeve vijon të jetë i lartë dhe në ditën e fundit janë regjistruar 13 viktima.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar në mbi 155 mijë, ndërkohë që ai i viktimave është 5342 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Për momentin shënohen 2.686 raste aktive.