Vaksina e Modernës 100% efikase tek adoleshentët

moderna 1100x620

Vaksina kundër koronavirusit e krijuar nga Moderna ka treguar një efektshmëri maksimale tek adoleshentët.

Në fakt nuk është regjistruar asnjë rast me Covid-19 pasi adoleshentët morën të dyja dozat e vaksinës, ndërsa efikasitet tek ata që morën vetëm një dozë ishte në nivelin 93%.

“Jemi shumë të motivuar rreth faktit që mRNA është shumë efikase në parandalimin e Covid-19 tek adoleshentët. Do t’i dërgojmë këto të dhëna në FDA dhe entet e tjera rregulluese në fillim të qershorit për të kërkuar autorizim”, tha Stephane Bancel.