Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vaksinimi në BE, priten gati 1 miliard doza të tjera, donacione edhe për Ballkanin

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 16:26 | Bota
Vaksinimi në BE, priten gati 1 miliard doza të tjera, donacione edhe

Më shumë se gjysma e shtetasve të rritur në Bashkimin Europian do të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit brenda kësaj jave. Lajmin e bën të ditur presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Sipas saj, 300 milionë doza të vaksinave janë shpërndarë në shtetet e bllokut deri më tani, 245 prej të cilave janë injektuar në krahët e europianëve.

“Kemi shënuar progres të qëndrueshëm me vaksinimin në BE. 300 milionë doza të shpërndara, 245 milionë vaksinime, 46% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë. Këta javë do të arrijmë një gurthemel të ri. Gjysma e qytetarëve të rritur në BE do të marrin të paktën një dozë të vaksinës”, u shpreh Ursula Von der Leyen.

Fushata e imunizimit pritet të përshpejtojë edhe më shumë ritmin gjatë muajve në vazhdim, ndërsa presidentja e KE-së garanton se gati 1 miliard doza do të shpërndahen deri në fund të vitit. Gjatë samitit të mbajtur në Bruksel, liderët europianë premtuan se do të dhuronin të paktën 100 milionë doza të vaksinave për vendet më pak të zhvilluara, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Kroacia ishte vendi i parë që bëri publike dhënien e 10 mijë dozave për Kosovën dhe një pjesë tjetër për Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën. Burime nga BE, paralajmërojnë se Austria, Hungaria, Polonia dhe Sllovenia, së shpejti do të japin falas vaksina për shtetet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë