41 golat e Lewandowskit nuk mjaftuan… Haaland shpallet lojtari i sezonit në Gjermani

Lewa Halaand 1100x620

Pavarësisht se shënoi 41 gola, Robert Lewandowski nuk arriti të fitonte titullin si lojtari i sezonit në Bundesliga. Erling Haaland i rrëmbeu çmimin polakut me 27 golat në 28 ndeshje.

Sulmuesi 32-vjeçar fitoi titullin e kampionatit me Bayern Munich dhe theu rekordin e Gerd Muller për numrin e golave të shënuar në një sezon, e cila mbahej që prej vitit 1971/72. Por 41 golat në 29 ndeshje nuk mjaftuan.

“I nderuar të vlerësohem me titullin “Lojtar i Sezonit” në Bundesliga. Një arritje jo vetëm për mua, por për gjithë familjen e Borussia Dortmund. Ne e fituam këtë titull së bashku”, shkruan në Twitter norvegjezi.

Haaland mori 50% të votave duke marrë çmimin nga Lewandowski, i cili e fitoi atë në sezonin 2019/20.