Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Juria e madhe do të vendosë për akuzat ndaj Donald Trump

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 08:07 | Bota
Juria e madhe do të vendosë për akuzat ndaj Donald Trump

Prokurorët e Manhatanit në Nju-Jork do të takohet me një juri të madhe që pritet të vendosë nëse do të padisin ish-presidentin Donald Trump për akuza penale, raportojnë mediat lokale.

Ata thonë se juria do të marrë në konsideratë provat e mbledhura gjatë hetimeve në marrëdhëniet e biznesit të Trump dhe pagesën e pretenduar të parave për gratë në emër të tij.

Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Cyrus Vance ka hetuar marrëdhëniet e biznesit të zotit Trump, para se ai të ishte president për më shumë se dy vjet. Donald Trump, i cili la detyrën në janar, ka mohuar çdo keqbërje, duke pretenduar një gjueti politike shtrigash.

A2 CNN Livestream

Dita jonë