Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kosova gati të heqë orën policore, nga mesi i qershorit rikthehen dasmat

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 16:38 | Kosova
Kosova gati të heqë orën policore, nga mesi i qershorit rikthehen

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia zhvilloi një takim me kryetarët e komunave të Kosovës me të cilët bisedoi rreth situatës me pandeminë dhe ecurinë e procesit të vaksinimit.

Burime nga ky takim bëhet me dije se mes diskutimeve ka qenë dhe ai për lehtësimin e masave kundër pandemisë dhe orës policore.

Kështu, në vlerësim të situatës me pandeminë është menduar heqja e orës policore për qytetarët ndërsa lokalet do të munden të funksionojnë deri në mesnatë.

Gjithashtu, në 15 qershor, bazuar dhe në përmirësimin e situatës do të lejohet dhe organizimi i dasmave, të cilat kanë qenë një nga eventet e ndaluara totalisht.

A2 CNN Livestream

Dita jonë