Kush e fiton Kategorinë Superiore? Reja: Unë për vete do të jem në Durrës

DD2D0018 8C60 42C7 B40A 4FDE5794B80C 1100x620

Trajneri i Kombëtares, Edy Reja, ka komentuar edhe fundin e sezonit në Kategorinë Superiore, kur ka mbetur edhe pak orë nga shpallja e ekipit kampion.

Tetuta, Partizani, Vllaznia dhe Laçi janë të gjitha në garë për të fituar trofeun, diçka që e bën këtë fundsezoni tepër interesant.

“Unë për vete do të jem në Durrës, por kjo nuk do të thotë se do të mbaj anë, thjesht e kam më kollaj të jem këtu për të ndjekur ndeshjen e Teutës. Salihi ndërkohë do të jetë në Shkodër. Unë uroj të fitojë më i miri, por asgjë nuk është e sigurt, dhe mundësi kanë të gjithë, edhe Partizani. Gjithsesi, është një pikëpyetje e madhe kjo histori, derisa të mbarojnë 90 minutat”, tha Reja në konferencën për mediat ku prezantoi listën e lojtarëve të grumbulluar për dy miqësoret e muajit qershor.