Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nis vaksinimi për punonjësit e Transportit, Manastirliu: Sezoni turistik do të jetë i çliruar

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 12:14 | Aktualitet
Nis vaksinimi për punonjësit e Transportit, Manastirliu: Sezoni

Ka rinisur sot vaksinimi masiv për punonjësit e transportit publik qytetas dhe ndërqytetas. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inspektuar këtë proces në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, ku në total janë mbi 4700 punonjës të këtij sektori.

“Kemi filluar me këtë grup risku. Në të gjithë Shqipërinë vijon vaksinimi. Janë mbi 4700 punonjës të punësuar dhe vetëpunësuar. Organizimi po bëhet me shoqatat dhe drejtorinë e Rrugëve dhe Transportit. Është çlirim për masat e rihapjes gjatë sezonit të verës”, u shpreh Manastirliu.

Sipas saj, vaksinimi po ecën me ritme shumë të mira në të gjitha pikat. Vetëm dje janë kryer mbi 11 mijë vaksinime, ndërsa në total janë 748 mijë. Manastirliu përsëriti premtimin që brenda qershorit do të vaksinohen 1 milion qytetarë.

“Ritmet e vaksinimit vijojnë të jenë shumë të mira në të gjitha qendrat dhe pikat e vaksinimit. Vetëm dje mbi 11 mijë vaksinime, dhe doza të dyta gjithashtu. Vijon vaksinimi për dozat e dyta të të moshuarve. Në total vaksinime janë mbi 748 mijë. Brenda qershorit do të mbërrijmë në 1 mln vaksinime për të vijuar me uljen e grupmoshës. Të moshuarit dhe personat nën 60 vjeç vijojnë në qendrat shëndetësore. Ulja e grupmoshës kur të vijnë dozat e tjera”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani