Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Pastrimi i parave në Shqipëri, Mejdini: Nuk është e lehtë, grupet kriminale janë të sofistikuara

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 21:34 | Ekonomi
Pastrimi i parave në Shqipëri, Mejdini: Nuk është e

Në A2 Business, ku u diskutua mbrëmjen e së mërkurës për pastrimin e parave në Shqipëri, gazetarja Fatjona Mejdini u shpreh se të bësh një gjë të tillë në vendin tonë, edhe pse është në nivele të larta, nuk është aspak e thjeshtë.

Megjithatë, ajo thekson se grupet kriminale janë shumë të sofistikuara.

“Ndërtimi është një nga sektorët ku pastrohen paratë, por i dyti është sektori i lojërave të fatit dhe jo paqëllim qeveria i mbylli. Kjo është një kambanë alarmi. Faturat fiktive janë një tjetër mënyrë, por nuk është kaq e thjeshtë, por sot edhe transaksionet financiare janë vërtetë të komplikuara.

Grupet kriminale të organizuara, raporte të ndryshme, thonë se janë shumë të sofistikuara në pastrimin e parave. Duhet të kuptojmë edhe forcën e këtyre grupeve. Institucionet shqiptare nuk e kanë kaq të lehtë t’i kontrollojnë”, u shpreh Mejdini.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani