Rezidenca historike del në shitje por çmimi është i kripur

Një vilë e jashtëzakonshme në New Forest ka dalë në shitje për herë të parë në 400 vjet, për afro 21 milionë euro.

Newhouse Estate, gjendet në jug të Salisbury në Wiltshire të Britanisë së Madhe dhe krenohet me 900 hektarë tokë bujqësore, tokë parku, pyje dhe kopshte të gjera me lëndina, të cilat kur janë më të mëdha se Parku Qendror i Nju Jorkut, ose më shumë se dyfishi i sipërfaqes së Hyde Park në Londër.

Përpos të tjerave, brenda rezidencës historike të klasifikuar si e klasit të parë gjendet një bibliotekë gjigante si dhe një pasuri e vërtetë me vepra arti.