Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Solskjaer me këmbë në tokë: Finalja e Europa League, 50 me 50

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 15:33 | Futboll
Solskjaer me këmbë në tokë: Finalja e Europa League, 50 me

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, mendon se të dyja skuadrat finaliste kanë potencialin për të fituar trofeun e Europa League.

Edhe pse i sigurtë në aftësitë e skuadrës dhe përgatitjes së tyre, nuk e konsideron skuadrën e tij si favorite për të fituar finalen.

“Çdo lojtar që shkon deri në finale ka pritshmërinë dhe presionin për të fituar”, u shpreh Solskjaer në konferencën për shtyp të martën. “Ti duhet të përgatitesh të fitosh, dhe ne presim të fitojmë, por jam i sigurt që Unai Emery ndjen të njëjtën dhe për skuadrën dhe lojtarët e tij”, deklaroi norvegjezi.

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë për të ardhur deri këtu dhe mendoj se mundësitë për të fituar janë 50 me 50. Ndihem i sigurt se jemi gati për ta arritur. Çdo gjë mund të ndodhi në finale. Mund të pësosh një gol në minutën e parë, mund të pësosh një dëmtim apo një karton i kuq. Kështu që duhet të jemi gati për çdo gjë”, shtoi ai.

Villarreal dhe Manchester United do të përballen në Gdansk të mërkurën në mbrëmje, e cila starton në orën 21:00.

A2 CNN Livestream

Dita jonë