Të grumbulluarit në kombëtare, Reja shpjegon mungesat e Kamberit dhe Strakoshës

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, shpjegoi në konferencë për shtyp zgjedhjet e tij sa i përket listës së të grumbulluarve për dy ndeshjet miqësore, kundër Uellsit dhe Republikës Çeke.

“Kemi probleme me portierët, sepse Berisha dhe Strakosha kanë probleme fizike. Berisha ka luajtur me injeksione ndeshjet e fundit. Edhe Strakosha ka pasur probleme fizike dhe duhet kuruar. Do të pres ndeshjet e fundit të kampionatit për të thirrur edhe një portier që luan në Shqipëri”, tha Reja.

Në lidhje me mungesën e Kamberit, Reja shpjegoi: “Kemi folur me të, por nuk na dha një përgjigje entuziaste për vullnetin e tij për të ardhur në grumbullim. Nuk e bezdisëm më sepse kush vjen në kombëtare, duhet të vijë me kënaqësi. Të shohim në të ardhmen nëse do të ndërrojë mendim”.

Reja foli edhe për Nedim Bajramin: “Dëshira e tij është e madhe për të ardhur këtu. Është nga më të mirët në Serinë B. Ka aftësi të mira për të dribluar, i kalon lehtë kundërshtarët. Do ishte ideal për ekipin tonë. Dëshira është e madhe që të zgjidhet gjithçka dhe besoj se do jetë një fund i lumtur”.