Tifozi tenton të hyjë në stadiumin e Shkodrës, dhunohet barbarisht nga policia

Një incident është shënuar në prag të nisjes së ndeshjes së futbollit mes Vllaznisë dhe Laçit, e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë Superiore.

Forcat e policisë kanë shoqëruar një tifoz në furgon duke ushtruar dhunë ndaj tij.

Nga sa mësohet, tifozi ka tentuar të hyjë në stadium dhe ka bërë rezistencë kur policia e ka nxjerrë nga ambientet, duke qenë se pjesëmarrja e fansave nuk lejohet për shkak të masave të pandemisë.