Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tragjedia në Itali, arrestohen tre persona, frenat u çaktivizuan qëllimisht

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 16:23 | Bota
Tragjedia në Itali, arrestohen tre persona, frenat u çaktivizuan

Tre persona janë arrestuar në Itali lidhur me incidentin tragjik në linjën e teleferikut që iu mori jetën 14 njerëzve. Hetuesit njoftuan se frena e emergjencës ishte çaktivizuar qëllimisht për të shmangur anomalitë dhe ndërprerjen e punës. Përgjegjësit, presidenti i firmës menaxhuese, inxhinieri kryesor dhe kreu i shërbimit mbikëqyrës kanë pranuar fajin dhe se ishin në dijeni të problemeve.

“Bëhet fjalë për një zgjedhje të vetëdijshme për arsye ekonomike. Impjanti nuk duhej vënë në punë.”, u shpreh prokurorja Olimpia Bossi.

Prokurorja e çështjes tha se sistemi frenues paraqiste anomali të shumta dhe se linja kishte nevojë për një ndërhyrje më radikale me një pezullim të punës, ndoshta për shumë kohë. Për çaktivizimin e tyre ishte përdorur një pirun. Sipas zyrtarëve të transportit lokal, dështimi në mekanizmin e emergjencës bëri që kabina të udhëtojë me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë në momentin kur kavoja u këput.

Kabina ra më pas në një lartësi prej 20 metrash në malin Mottarone afër liqenit Maggiore në veri të Italisë. I vetmi i mbijetuar i tragjedisë është një 5-vjeçar.

“Operacioni i rizgjimit ka nisur dhe përgjigja e vogëlushit Eitan është pozitive me disa lëvizje dhe frymëmarrje spontane. Po vijojmë me shumë kujdes dhe qetësi pasi situata klinike e fëmijës mbetet kritike.”, u shpreh Giovanni La Valle, drejtori i shëndetësisë në Torino.

Akuza ndaj 3 të arrestuarve është vrasje të pavullnetshme dhe neglizhencë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë