UEFA nuk harron, hetim zyrtar ndaj “rebeleve” të Superligës

superleague 1100x620

UEFA nuk ka asnjë dëshirë për të falur skuadrat “rebele” të Superligës, Juventus, Real Madrid dhe Barcelona.

Pas dy javësh analizash juridike dhe ekonomike, inspektorët e organit më të rëndësishëm të futbollit europian vendosën të hapin një hetim zyrtar mbi ekipe te njohura, me akuzën e një tejkalimi të mundshëm të normave.

Hetimi konkretizon paralajmërimin në këtë sens të presidentit Alexander Ceferin, i cili kishte nënkuptuar që një distancim i zgjatur midis UEFA dhe këtyre ekipeve mund të çonte edhe në përjashtimin e tyre nga garat europiane.

Tashmë beteja ligjore duket se ka filluar, ndërkohë që vendimet që UEFA pritet të marrë mund të apelohen vetëm në Gjykatën e Lozanës.

Në prill, 12 nga ekipet më të rëndësishme europiane vendosën të krijojnë një kampionat paralel me ftesa, ku përfitimet ekonomike për pjesëmarrësit ishin disa herë më të mëdha se ato që ofronte UEFA.

Presionet e kësaj të fundit bindën pjesën më të madhe të tyre të ktheheshin mbrapssh, disa edhe duke kërkuar të falur, ndërkohë që Juventus, Real Madrid dhe Barcelona mbeten ende të bindura për projektin.