Wijnaldum firmos me “blaugranat”

Wijnaldum 1100x620

Barcelona arrin marrëveshjen me holandezin Wijnaldum si agjent i lirë. 30-vjeçari i ardhur nga Liverpool, do të firmosi në ditët në vazhdim. Mesfushori ka refuzuar PSG dhe Bayern Munich në javët e fundit.

Pas Eric Garcia, Sergio Aguero dhe Wijnaldum (marrëveshje të mbyllura), Barça është në pritje të përgjigjes së një tjetër holandezi, Memphis Depay.

Wijnaldum do të afrohet në bordin e Joan Laporta me një kontratë deri në qershorin e vitit 2024.