“Digital Banking”, risitë e Credins Bank

Si në çdo fushë tjetër, teknologjia është bërë faktor vendimtar edhe në atë të financave, veçanërisht të bankave, të cilat duhet të ofrojnë shërbime gjithnjë e më cilësore dhe të “rehatshme” për klientët e tyre.

“Bankingu digjital i sfidoi bankat në mjedisin e vet”, thotë në A2 Busines Valbona Dhjaku, drejtore e Departamentit IT në Crendins Bank. “Banka me qindra vite eksperiencë janë transformuar nga kjo formë e re. Funksionimi i një bankingu digjital, krah për krah me bankingun tradicional. Banka po vazhdon të forcojë degën tradicionale, por krahas tyre kemi investuar shumë në pjesën digjitale. Credins Online sot mund të quhet i përkëdheluri i Credins”.

Klienti mund të kryejë të gjitha transaksionet për të cilat ai ka nevojë, me një kosto më të ulët.

  • Hapja e llogarive, depozitave
  • Vështrimi i llogarisë
  • Vështrimi i transaksioneve
  • Kryerja e urdhërxhirimeve
  • Këmbime valutore
  • Pagesa në favor të të tretëve
  • Transferta brenda dhe jashtë vendit
  • Pagesa e faturave
  • Pagesat e doganës

Dhjaku shpjegon se kontakti i parë vijon të jetë në degën e bankës, por pjesa më e madhe e klientëve janë shumë të interesuar të kryejnë shërbimet e tyre online. “Kemi vënë re që nëse klientët e provojnë shërbimin digjital, e kanë të vështirë të kthehen pas”, thotë ajo.